
Çmimi i Madh i Singaporit në Formula 1 është fituar nga gjermani Nico Rosberg, i cili drejtoi me kujdes Mercedesin e tij, ndërsa shënoi rekord në historinë e tij si pilot, duke arritur suksesin e parë në këtë pistë. Pas kësaj gare Rosberg kthehet në vendin e parë të tabelës.
Ai e dominoi garën nga gara e parë deri tek ajo e fundit, ndërsa pati rrezik se mund t'a humbiste sepse në pesë xhirot e fundit u rivalizua fort nga Daniel Ricciardo me Red Bull. Lewis Hamilton mori vendin e tretë, ndërsa Ferrari nuk pati vend në podium, pasi u rendit në vendet 4-5 me Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel.
Poll