Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Hamilton flet pas testimeve të para: Të jesh me Ferrarin është e jashtëzakonshme

Shkruar nga NEWSPORT
Hamilton flet pas testimeve të para: Të jesh me Ferrarin
Lewis Hamilton, Charles Leclerc

Ditën e sotme, Ferrari ka kryer testeimet e para në Bahrein. Ky është fillimi i një kapitulli për pilotin Lewis Hamilton, i cili la pas shumë vitesh Mercedes-Benz për t’u bërë pjesë e ekipit të kuq.

Piloti britanik tregoi dhe për emocionet e tij të para me Ferrarin. “Testimi është gjithmonë interesant, për herë të parë shihni se çfarë kanë zhvilluar skuadrat e ndryshme dhe mund të filloni të njiheni me makinën dhe vitin në vazhdim.

Të jesh këtu me Scuderia Ferrari dhe të futesh në SF-25 është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Programi ynë është të provojmë gjëra të ndryshme, të mbledhim sa më shumë të dhëna të jetë e mundur dhe të familjarizojmë veten me makinën.

Ka ende shumë punë për të bërë gjatë ditëve të ardhshme për të përfunduar programin tonë dhe për të kuptuar makinën në mënyrën më të mirë të aftësisë sonë. Mezi pres të kthehem në rrugën e duhur”, u shpreh Hamilton.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga