Ka përfunduar gara e Çmimit të Madh të Brazilit mbajtur në Sao Paulo. Në Interlagos fitimtar ka dalë max Verstappen, i cili pas një fundjave jo pozitive “rrëmbeu” skenën latine. Moti ishte deciziv në mënyrën e të garuarit sot në F1.
Në podium si për habi u ngjitën të dy makinat e Alpine. Skuderia franceze dhuroi shoë me dy shoferët francezë si marka në vetvete. Gasly dhe Ocon ishin surpriza e vërtetë e kësaj fundjave. Mercedes e ferari u renditen i 5-ti e i 6-ti pa arritur dot të thyenin dyshen e ish-Renault.
Piloti holandez mbahet si një garues spektaklar në kushte ekstreme dhe këtë e tregoi më së miri edhe sot në cirkuitin brazilian. Kështu, Red Bull mban kampionin e saj në vend të parë me 47 pikë diferencë nga Norris në listën e Botërorit.