Oscar Piastri i jep Lando Norris fitoren në garën Sprint të Sao Paulo, duke i lënë vendin shokut të tij të skuadrës dy xhiro nga fundi.
Puna ekipore ishte e suksesshme në McLaren, ndërsa Max Verstappen humbi vendin e tretë që kishte fituar në pistë pas garës për shkak të një dënimi prej pesë sekondash të dhënë ndaj holandezit për mosrespektimin e shpejtësisë së caktuar.
Charles Lecler u rendit në vendin e tretë, ndërsa ndërsa piloti tjetër i Ferrarit Carlos Sainz i pesti pas holandezit. Në klasifikimin e përgjithshëm, diferenca e Norris ndaj Verstappen bie nga 47 në 44 pikë.
Poll