Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Hamliton feston 40-vjetorin, Ferrari dhe Leclerc me një urim special për garuesin e tyre të ardhshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Hamliton feston 40-vjetorin, Ferrari dhe Leclerc me një urim special
Lewis Hamilton

Ndonëse ende nuk ka kaluar në skuadrën e Ferrarit, Lewis Hamilton po përgatitet të përjetojë sezonin e tij të parë me italianët. 7  herë kampioni i botës është ende pjesë e Mercedes Benz.

Ditën e sotme, ylli i Formula 1 feston 40-vjetorin e tij të lindjes dhe urimet nga ekipi i tij i ardhshëm nuk kanë munguar. “Të festojmë me stil! Gëzuar ditëlindjen, Lewis”, uron Ferrari garuesin britanik, me një tortë të kuqe ashtu si ngjyra e ekipit.

Nga ana tjetër as Charles Leclerc nuk e ka fshehur dëshirën për të nisur nga puna me Hamilton. “Mezi pres të fillojmë të punojmë së bashku”, shprehet garuesi nga Monaco.

Alex Valle & Antonio Rudiger

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.

Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ComoFootball (@comofootball)

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga