McLaren ka arritur më në fund lavdinë, pasi ka fituar ditën e sotme titullin e konstruktorëve për herë të parë pas kaq shumë vitesh mungese.
Në garën e fundit të sezonit në Abu Dhabi, Lando Norris doli i pari dhe siguroi pikët e mjaftueshme që skuderia e verdhë të merrte titullin për Konstruktorë.
Në podium u ngjitën të dy Ferrarit, por britaniku arriti majën më të lartë duke kënaqur drejtuesin e anglezëve Zack Brown.
Norris-Piastri e kanë afirmuar veten si një dyshe spektakolare me paraqitje brilante, të shpejta dhe të qendrueshme. Kështu, pak kohë lavdie mbërrin në derën e skuderisë legjendare të ishullit që e sheh veten Kampione pas 26 vitesh.
???? WE DID IT! CONSTRUCTORS’ CHAMPIONS! ????
— McLaren (@McLarenF1) December 8, 2024
To everyone at McLaren and every single fan out there: this one’s for you. ????
We dreamt it. We built it. We WON it. LET’S GO! ????????#ThisTeam pic.twitter.com/dogBA7kKqZ