Sauber, skuderia jeshile ka konfirmuar pilotn e saj të parë për vitin 2025 të garimit. Ajo që bën më shumë bujë nuk është emërimi i shoferit të ri, por largimi i njërit prej dy aktualëve.
Kinezi Zhou dihej tashmë që nuk do të ishte më pjesë e skuadrës legjendare që ka vite në botën e garimeve. Lajmi i bujshëm është largimi i Bottas.
Finlandezi, një ish-Mercedes tashmë ka ngelur pa pilotim dhe vështirë se do të mund të sigurojë një vend të ri në F1. Forma e tij ka qenë në regres që nga ikja nga gjermanët e këtë vit Sauber gjendet "në mjerim" total.
Piloti i dytë dikur në krahë të “yllit” Hamilton ndihmojë britanikun në shumë beteja dhe në fitimin e trofeve si të Botërorit për Konstruktorë edhe në ato të Sir Lewis.
Në pikun e karrierës Valtteri cilësohej si një “Hakkinen” i dytë, kujtojmë këtu shoferin e jashtëzakonshëm të McLaren që rivalizonte legjendën gjermane.
Kohët e hodhën poshtë këtë mendim, me Bottas që kurrë nuk u ngrit në nivelin e dyluftimit për “lavdi”. Tanimë, vendin ia zë një si Bortoleto që është premtimi i së ardhmes.