Lewis Hamilton dihet tashmë që do të ikë nga Mercedes, skuderi në të cilën ka bërë histori sado sezone F1 të ekzistojë. Janë përhapur thashetheme në mediat botërore se anglezi pritet të largohet pa përfunduar ende sezoni në muajin nëntor.
Kjo u aludua pas paraqitjes së dobët në Brazil ku piloti i skuderisë gjermane u rendit jahstë zonës së pikëve në një cirkuit që e ka qef. Shoferi anglez madje pilotoi makinën ikonike McLaren të Senna-s. Sir Lewis në radion e ekipit u drejtua në të tillë mënyrë:
“Ishte një fundjavë shumë fatkeqe djema. Makina nuk ka qenë kurrë kështu. Faleminderit për kontributin në përpjekjen dhe punën e palodhur për të gjithë çunat në garazh. Nëse kjo është hera e fundit që unë mund të performoj me një makinë Mercedes AMG F1, atëherë është e trupshme si performancë për t’u mbjatur mend. Gjithsesi jam mirënjohës për ju.”, u shpreh Lewis.
Këto deklarata nga media prestigjoze e fokusuar në automobilizëm, SkySportsF1 është perceptuar si një largim i parakohshëm i Hamilton nga makina gjermane, për shkak të zhgënjimit në një pistë ku ai pritet gjithnjë si hero.
Mercedes nuk ka ngururar dhe ka hedh poshtë çdo zë. Hamilton do të jetë në timon edhe për 3 garat e fundit të sezonit para se të largohet për tek Ferrari, një ëndërr e realizuar më në fund për 7 herë Kampionin e Botës.
Brasil ✅ Three to go. One last push ???? pic.twitter.com/6NSEqsh6wx
— Mercedes-AMG PETRONAS F1 Team (@MercedesAMGF1) November 4, 2024