
Lewis Hamilton tashmë është larguar zyrtarisht nga ekipi i Mercedes-Benz në Formula 1. Garuesi britanik tashmë është pjesë e ekipit të Ferrarit duke filluar nga sot.
40-vjeçari mbërriti ditën e sotme në selinë e “Cavallino” për të nisur zyrtarsisht aventurën e tij me ngjyrat e kuqe. “Ka ditë që e dini se do t’i mbani mend përgjithmonë dhe sot, si piloti i Ferratit, është një nga ato ditë.
Kam pasur fatin të arrij objektivat në karrierën time. Një pjesë e imja ka ëndërruar gjithmonë që një ditë të garoj me ngjyrat e kuqe. Nuk mund të isha më i lumtur ta realizoja këtë ëndërr sot”, shprehet Hamilton në rrjetet e tij sociale.
View this post on Instagram

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram