
Cristiano Ronaldo është sulmuesi më i shpejtë në Serie A këtë sezon. Edhe pse në moshën 34 vjeçare, ylli i Juventusit arriti majat në 34.62 km / orë, duke mbetur pas Kostas Manolas. Mbrojësi grek i Napolit arriti shpejtësinë e 35.41 km / orë.
Pas Ronaldos, është pozicionuar Simone Zaza i Torinos me 34.56km / orë, pastaj mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini me 34.46km / orë dhe Berat Djimsiti. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u pa duke vrapuar me një shpejtësi prej 34.26km / orë.
Poll