
Partizani kryeson me meritë tabelën e klasifikimit, duke treguar edhe njëherë se është pretendent serioz për të rifituar titullin kampion. Të kuqtë e kryeqytetit kanë kaluar disa problematika këtë sezon, duke nisur nga "grindjet" mes trajnerësh apo lojtarësh. Problemet me rinovimet kanë qenë një tjetër shqetësim për "Demat".
Së fundmi është kthyer në çështje Aristoteles Romero. Venezueliani është përballur me uniformat blu, pasi organizon festa në banesën e tij mbrëmjeve të vona; gjë që ka sjellë shqetësimin e fqinjëve. Për këtë arsye klubi i Partizanit ka mbledhur informacionin e nevojshëm duke "kërcënuar" me gjobë 24 vjeçarin, pas një bisedimi mes palëve. Sipas rregullores së brendshme, Partizani mund ta gjobisë për sjellje jo të hijshme.