Roma pritet të hyjë fuqishëm në merkato për të përforcuar ekipin e Mourinhos. Verdhekuqtë po shohin nga tregu me kosto 0 dhe deri tani kanë rezervuar shërbimet e mesfushorit Houssem Aouar nga Lyon për të cilin ishte i interesuar edhe Milani. Së fundmi, Roma është gati të rrëmbejë një tjetër objektiv të kuqezinjve i cili vjen nga reparti i mbrojtjes.
Evan N’Dicka është emri i piketuar i cili ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit të cilit i skadon kontrata në qershor. 23-vjeçari i talentuar luan në qendër të mbrojtjes por edhe në të majtë dhe në mbrojtjen me 3 që përdor Mourinho, ai shihet si lojtari perfekt.
Drejtori i Romës, Tiago Pinto, po tregohet më i shpejtë se homologu i tij te Milani, Paolo Maldini, duke rrëmbyer 2 nga objektivat e tij.
[caption id="attachment_688920" align="alignnone" width="300"] Evan N'Dicka[/caption]