
Rocco Vata dhe Etienne Tare kanë gjetur rrjetën në kampionatet respektive. Djali i Rudi Vatës luan me ekipin e të rinjve të Celtics, teksa ka shënuar një gol nga kendi i pamundur. Në ndeshjen e djeshme me Cumbernauld, 16 vjeçari ka shënuar nga një kënd i pamundur. Pjesë e moshave të Irlandës, Rocco ende nuk ka vendosur nëse do luajë për Shqipërinë.
Edhe djali i Igli Tares, Etienne ka shënuar për të rinjtë e Lazios, duke festuar me shqiponjë. Lazio fitoi dje 1-4 me Ascolin, duke vijuar të ndjekë gjurmët e të atit. Duket se të rinjtë kuqezi po shkëlqejnë te moshat respektive, me të ardhmen e sulmit shqiptar që është në duar të sigurta.
Poll