
Kur u duk se e ardhmja e tij ishte e destinuar për te Rizespor, rruga e Vedat Muriqit merr një kthesë të beftë.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, ku u bë i njohur për publikun shqiptar gjatë kohës që u aktivizua në Superiore me Teutën ka rënë dakord për të negociuar me gjigantin turk, Fenerbahce. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori sportiv i Rizespor, Yilmaz Bal, i cili deklaroi:
"Si klubi i Rizespor Çaykur, klubi i Fenerbahçe dhe Vedat Muriqi kanë rënë dakord për çdo çështje për transferimin. Lojtari ynë vazhdon të negociojë me Fenerbahçe ".
Futbollisti 25-vjeçar i Kosovës, i cili ka kohë që është në axhendën e të dy skuadrave të mëdha, Galatasaray dhe Fenerbahce, grumbulloi 34 ndeshje në Spor Toto Super League vitin e kaluar dhe ka kontribuar 17 gola dhe 8 asistime në ekipin e tij.