Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Rivaliteti nuk njeh kufinjë, Partizani i 'ndryshon' emrin  Skënderbeut (FOTO)  

Shkruar nga NEWSPORT
Rivaliteti nuk njeh kufinjë, Partizani i 'ndryshon' emrin 

Java e 31-të e sezonit në Kategorinë Superiore si kryendeshje do ketë atë mes Partizanit dhe Skënderbeut ditën e hënë.

Sfida pritet të jetë mjaft e ndezur, kjo edhe për shkak të rivalitetit mes dy ekipeve, në sezonet e fundit, ku si Partizani, ashtu edhe Skënderbeu kanë rivalizuar për objektiva të njëjtë duke e shndërruar këtë sfidë në një klasike.

 

Së fundmi duket se rivaliteti shtrihet përtej fushës së blertë, klubi i kuq ka ironizuar, duke zëvendësuar emrin Skënderbeu, me atë Hamzai, në lajmërimin e ndeshjes, në faqen zyrtare në Facebook, referuar nipit të heroit kombëtar, që tradhtoi luftën dhe kombin, për ambicie personale.

"Partizani-Hamzai, të hënën më 23 Prill, ora 19:00. Asnjë të mos mungojë", thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Partizanit.

[gallery columns="1" size="full" ids="227978"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga