Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Ndeshja që mund të kthejë fatet e sezonit, Luftëtari “armatoset” në sfidën delikate përballë Lushnjes

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja që mund të kthejë fatet e sezonit, Luftëtari
Tifozët e Luftëtarit

Luftëtari përballet me Lushnjen në transfertë në ndeshjen e javës së 26-të të Kategorisë së Parë. Një përballje direkte mes dy skuadrave të cilat luftojnë për të qëndruar në këtë kategori.

Gjirokastritët ndodhen në vendin e 10-të me pikë të barabarda me lushnjarët e një vendi më poshtë, ndaj dhe kjo sfidë do të përcaktojë shumë për vazhdimësinë e fazës së mbetur të kampionatit.

Të gjendur në vështirësi, Luftëtari ka vendosur që të kërkojë mbështetjen e tifozëve bluzi, për të cilët ka vënë në dispozicion dhe transportin për të udhëtuar së bashku me skuadrën, si një mesazh që në momente si këto, tifozët dhe klubi duhet të qëndrojnë të bashkuar.

 

Poll

Lexo gjithashtu