Kategoria Superiore për këtë edicion është në fundin e saj, me ekipet që tanimë duan arritjen e objektivave sezonal. Një garë tejet interesnate po bëhet edhe për "Këpucën e Artë", ku luftojnë në distancë shumë lojtarë.
Në vendin e parë qëndron Parick Eze, me 12 gola të shënuar. Sulmuesi i Kukësit realizoi dy herë dje nga Kastriotit, duke i dhënë një dorë ekipit të Mirle Josës.
Në vendin e dytë qëndron po një futbollist i verilindorëve. Bëhet fjalë për Agim Ibraimin, që ka "tundur rrjetën" 11 herë. Jo shumë larg është edhe Dejvi Bregu. Vlonjati i Teutës numëron 10 gola deri më tani, ndërsa një më pak ka de Santana i Kastriotit. Se kush do ia dalë në fund të "rrembejë" këtë trofe personal, do e tregojë koha.
