Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

RISIA/ Christian Panucci me sytë nga e ardhmja, tjetër talent për KOMBËTAREN KUQEZI

Shkruar nga NEWSPORT
RISIA/ Christian Panucci me sytë nga e ardhmja, tjetër talent për

Strategjia e trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci tashmë është e qartë: zëvendësim i lojtarëve që janë në fundin e karrierës me talentët e rinj. Një prej tyre është edhe mbrojtësi i Hellas Verona, Marash Kumbulla.

Futbollisti i veronezëve ka debutuar edhe me kombëtaren kuqezi të 21 vjeçarëve, edhe pse sot feston ditëlindjen e tij të 19-të. Kumbulla është një talent i rritur te Hellas, teksa ka debutuar edhe me ekipin e parë, pikërisht në Kupën e Italisë kundër Catania këtë sezon.

Ai gjithashtu bëri debutimin e tij në Serie B më 27 dhjetor, në një fitore 4-0 në shtëpi mbi Cittadella.

Kohët e fundit ai nënshkroi rinovimin me Hellas deri në vitin 2022 dhe shumë shpejt pritet të vihet nën urdhërat e Panuccit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga