
FSHF ka bërë me dije se për takimet si vendas të ekipit kombëtar në kualifikueset e Kupës së Botës 2018 ka në dispozicion të tifozëve si asnjëherë më parë edhe bileta sezonale. Të gjithë të apasionuarit pas kombëtares që kanë hasur shpesh vështirësi në sigurimin e një bilete, tashmë kanë mundësinë të abonohen për gjithë ndeshjet e fushatës kualifikuese, duke përfituar edhe një ulje prej 15% të çmimit total të biletave në qoftë se do të bliheshin një nga një para çdo ndeshjeje. Sipas abonimeve në dispozicion, kuptohet që të gjitha ndeshjet e kombëtares do të luhen në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër.
Një abonim në tribunën VIP kushton 90.000 lekë të reja.
Një abonim në tribunën A kushton 34.000 lekë të reja.
Një abonim në tribunën D2 kushton 12.750 lekë të reja.
Një abonim në tribunën D1 kushton 8.500 lekë të reja.
Një abonim në tribunën C1 kushton 6.375 lekë të reja.
Një abonim në tribunën C2 kushton 4.250 lekë të reja.