Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Rishikoni buxhetin”, zbardhet letra e Këshillit Bashkiak për Voltana ADEMIN, Vllaznia vuan nga “loja dypalëshe”

Shkruar nga NEWSPORT

Situata në Shkodër mbetet kaotike. Lojtarët kanë bojkotuar stërvitjen, ndërsa trajneri Mirsad Jonuz është drejt largimit. Skuadra e Vllaznisë rrezikon të zbresë në fushën e blertë me lojtarët e U-19. Administratorja Voltana Ademi, njëkohësisht kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka publikuar një dokument ku tregon se i ka kërkuar Këshillit Bashkiak të zhbllokojë fondin e miratuar për këtë vit.

Mirëpo përgjigja ka qenë negative, teksa i është kujtuar zonjës Ademi se jo vetëm që kishte trajtuar këtë çështje, por kishte nisur që më datë 13 maj rezervat që kishte ndaj projekt-buxhetit që ishte çuar për miratim e për të cilin ishte në dijeni ajo dhe administratori Suad Lici.

Tanimë pritet të shihet se çdo të ndodhë me klubin shkodran, ndërsa mos-bashkëpunimi mes Voltana Ademit dhe Këshillit Bashkiak e ka çuar Vllazninë në këtë gjendje. Lojtarët janë të bindur të mos zbresin në fushë. Nga ana tjetër edhe Suad Lici ka ngritur supet duke mos qenë në gjendje t’i japë zgjidhje kësaj çështje.

Përgjigja për klubin e Vllaznisë
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga