Kategoria Superiore e futbollit do të rikthehet në 3 qershor pas afro 3 muajsh ndalese, ndërsa ditë më vonë do të rinisin edhe liagt e tjera. Ka qenë ministraj e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ajo që ka dhënë këtë lajm, duke publikuar edhe urdhërin zyrtar.
FSHF është njoftuar se prej 1 qershorit lejohet futbolli në vend, ndërsa në shkresën dërguar institucionit më të lartë të futbollit në vend shkruhej: Lejohet kampionati i futbollit, pa spektatorë. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe fillon efektin më datë 01.06.2020. Kështu, edhe shkresërisht futbolli në vend merr dritën jeshile për rinisje.

Poll