Te Kukësi tashmë janë çliruar dhe po gëzojnë një formë të mirë me tre fitore rradhazi që ka sjellë edhe atmsoferën pozitive te verilindorët. Trajneri Enkeleid Dobi, si duket ka gjetur çelësin e suksesit me implementimin e modulit të ri me tre mbrojtës, skemë që i ka sjellë edhe rezultatet sidomos ndaj Bylis ku u panë qartë sinjalet pozitive në lojë.
Në ndeshjen e nesërme në Kupë ndaj Labërisë në orën 14:00, Kukësi e ka thjeshtë formalitet pasi llogaritë janë mbyllur që ndeshjen e parë ku Blutë fituan pastër 0-3. Me kalimin e Labërisë, trajneri Dobi i ka bërë thirrje djemve të tij për 6 pikë të plotë në ndeshjet e rradhës me Erzenin në transfertë dhe Egnatian në Kukës Arena për të mbyllur fazën e parë.