
Lajme të mira për trajnerin Brdaric dhe Vllazninë. Fahrudin Djurdjevic ka lënë pas dëmtimin dhe është rikuperuar plotësisht për ndeshjen e radhës. Sulmuesi është bashkuar me skuadrën në stërvitje dhe tashmë është gati për të zbritur në fushë.
Skuadra shkodrane do të përballet me Laçin ditën e shtunë në orën 19:45 dhe pas fitores kundër Kastriotit kërkohet vazhdimësia. Trajneri Brdaric për herë të parë këtë sezon do ta ketë të gjithë skuadrën të gatshme dhe do të ketë luks zgjedhjesh.
Vllaznia kërkon edhe mbështejen e tifozëve për këtë ndeshje delikate e për këtë arsye klubi ka ulur çmimet e biletave. Aktualisht pas 9 javësh, shkodranët renditen në vendin e 3-të me 13 pikë dhe ndaj Laçit kërkohet me çdo kusht 3 pikëshi për t’i lënë pas, por edhe për t’u afruar me Tiranën dhe Kukësin.