
Kukësi do të luajë këtë javë supersfidën ndaj Tiranës. Takimi do të zhvillohet ditën e diel në “Air Albania” dhe do të nisë në orën 16:45, ndërsa verilindorët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të rihapur sërish kampionatin.
Për këtë ndeshje, Kukësi do të ketë do të ketë dy mungesa të sigurta, portierin Tafas që u ndëshkua me karton të kuq ndaj Skënderbeut dhe sulmuesin Puntus për shkak dëmtimi.
Lajme të mira për trajnerin Longo janë rikuperimi i mesfushorit Milunovic, por edhe i sulmuesit Fejiao. Që të dy lojtarët munguan në sfidën e kaluar ndaj korçarëve, por në përballjen ndaj Tiranës do të jenë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre.
Poll