Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Rikthimi në normalitet, lojtari i prekur me Coronavirus tregohet i sinqertë: Askush nuk e ka mendjen te futbolli

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthimi në normalitet, lojtari i prekur me Coronavirus tregohet i

Italia vazhdon betejën e gjatë e të pafundme me Coronavirusin. Shumë lojtarë të Serie A kanë rezultuar pozitiv, e një nga ata është Ekdal. Mesfushori i Sampdorias ka dhënë një intervistë për Expressen  ku ka thënë mendimin e tij. Ekdal beson dhe është i idesë se e vetmja gjë më rëndësi për momentin është rikthimi në  normalitet. Kjo kërkon kohë dhe të gjithë në shtetin fqinjë janë të vetdijshëm.

" Unë kam qenë mirë për disa ditë. Duket se virusi është larguar nga trupi dhe nuk e ndjej më atë. Në fakt nuk isha aq keq, e për mua ishin simptomat klasike të gripit. Pak ethe, asnjëherë shumë, pak dhimbje koke etj. Natyrisht nuk ishte e këndshme të ishe pozitiv, por menjëherë kuptova që po përhapet me shpejtësi dhe se shumë njerëz ishin infektuar. Nuk po mendoj vërtetë për futbollin tani. E vetmja gjë që ka rëndësi është kthimi në një lloj normaliteti, që njerëzit të ndjehen më mirë dhe nuk duhet të humbasin punën e tyre. Kur ekonomia shkon në ferr dhe njerëzit vdesin, futbolli as nuk më kalon në mendje" - shprehet Ekdal.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga