Bruno Telushi dhe Ardit Hoxhaj janë lojtarë të lirë në treg pasi mbyllën aventurat me Partizanin dhe Vllazninë. Mesfushori u largua pas konfliktit me trajnerin Zoran Zekic ndërsa sulmuesi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit shkodran për të firmosur rinovimin e kontratës.
Tani pa kontratë, dyshja janë një mundësi e artë për ekipet e tjera që dëshirojnë të përforcojnë organikën e tyre me lojtarë të sprovuar që kanë fituar trofe në elitën e futbollit shqiptar. Flamurtari është skuadra që dëshiron të kthejë në shtëpi dyshen vlonjate, por në garë është edhe Elbasani.
Telushi dhe Hoxhaj aktualisht po stërviten individualisht nën urdhërat e Besmir Shabanit për të ruajtur formën fizike në mënyrë që të jenë gati për skuadrën e re. Të dy lojtarët kanë zgjedhur Vlorën si destinacionin e rradhës dhe pritet të mbyllet marrëveshja me drejtuesit e skuadrës përpara zyrtarizimit nga klubi.
[caption id="attachment_701377" align="alignnone" width="606"] Bruno Telushi, Bes Shabani dhe Ardit Hoxhaj[/caption]