Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthim i rëndësishëm te Partizani, Sormani buzëqesh përpara Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim i rëndësishëm te Partizani, Sormani buzëqesh

Situata te Partizani nuk është aspak e qetë. Humbja 1-2 në shtëpi ndaj Skënderbeut ka rikthyer sërish klimën nervoze në ekip, ndërsa kampionët në fuqi të Shqipërisë prej kohësh nuk po kthehen në nivelin e pritur. Si të mos mjaftonte kjo, trajneri italian Adolfo Sormani nuk do të ketë për ndeshjen e nesërme ndaj Kukësit Bilalin dhe Kërçin, me lojtarët që vuajnë dëmtime.

Nesër në 17:00 në "Selman Stërmasi" pritet një ndeshje e zjarrtë, me dy skuadrat që duan pikë për objektivat sezonalë, pikë që për Partizanin janë shumë të rëndësishme në këtë kohë. Trajneri Sormani mund të buzëqeshë disi, pasi rikthehet nga pezullimi fantazisti Cordeiro Melo. Lojtari kishte plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë, ndërsa rikthimi i tij në sfidën delikate ndaj kuksianëve mund të kthejë cilësitë në fazën sulmuese.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga