Kastrioti shpreson deri në fund në misionin mbijetesë. Krutanët arritin t’i marrin Vllaznisë në “Elbasan Arena” një pikë shumë të rëndësishme, teksa Redon Mihana do të barazonte shifrat 2-2 në minutën e fundit të sfidës.
Në këtë takim Emiliano Çela pati mungesa të rëndësishme si ajo e Karakaçit dhe Adolf Selamnit, të cilët në përballje me Tiranën u ndëshkuan me kartonë të kuq. Tashmë për llogaritë e javës së 33-të, ku krutanët do të sfidojnë Egnatian më 17 maj do të ketë edhe rikthime të rëndësishme për Çelën.
Karakaçi ka shlyer kështu pezullimin dhe ndaj rrogozhinasve do të jetë në fushën e lojës, duke marrë kështu edhe vendin e tij në formacionin titullar. Ndërkohë A.Selmani do të vazhdojë të jetë i pezulluar, pasi Komisioni i Disiplinës dhe Etikës e ka dënuar me 2 sfida.