Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthehet Superiorja, zbulohet kur skuadrat do të zbresin në fushë për javën e 13-të

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet Superiorja, zbulohet kur skuadrat do të zbresin në

Tragjedia e ndodhur me Raphael Dwamena bëri që ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit të ndërpritet në minutën e 24-të dhe takimet e tjera të kësaj jave të shtyheshin për një moment tjetër. Në këto kushte java e 13-të ende nuk është luajtur dhe sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se gjtihçka do të rinisë pas ndeshjeve të kombëtares.

Më saktësisht me 23 nëntor do të riluhet sfida mes Egnatias dhe Partizanit dhe gjithçka do të startojë në minutën e 25-të të takimit. Ndërkohë pritet njoftimi i FSHF-së për të mësuar axhendën e plotë të javës.

Sa i takon sfidës së Rrogozhinës, në fushë do të zbresin të njëjtët lojtarë dhe gjyqtarë. Nuk do të ketë asnjë ndryshim në formacionin  e skuadrave, teksa vendin e Dëamenas do ta zërë Isgandarli, i cili në minutën e 32-të hyri në fushë edhe pse ndeshja nuk rifilloi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga