
Superiorja rikthehet ditën e sotme, teksa do të luhet vetëm 1 takim që është i vlefshëm për javën e 19-të të kampionatit. Siparin do ta “ngrejnë” Dinamo dhe Tirana, teksa do të vihen përballë njëra-tjetrës në “Niko Dovana”.
Kjo sfidë do të startojë në orën 17:00 dhe që të dyja ekipet do të luftojnë shumë mes tyre për 3 pikët e para për vitin 2024. Si “Blutë” ashtu edhe bardheblutë kërkojnë një vend në “Final – Four” ndaj dhe ky derbi merr më shumë rëndësi.
Aktualisht “Nëndetësja” mban vendin e 5-të në klasifikim me 22 pikë, 4 më pak se Tirana dhe Vllaznia që ndodhen në “Final – Four”. Ndërkohë nga ana tjetër bardheblutë synojnë triumfin për të “blinduar” vendin e 3-të në klasifikim
Poll