Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthehet Kupa e Shqipërisë, "big-ët" e Superligës bëjnë "nxemjen" para kampionatit, "të voglat" kërkojnë surprizën

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet Kupa e Shqipërisë, "big-ët" e Superligës

Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me takimet që do të luhen të gjitha në orën 14:00.

Sfida interesante, ndonëse përballë njëra-tjetrës në një ndeshje mes tyre janë vetëm dy skuadra të Superligës, Luftëtari-Tirana.

Gjithsesi, edhe pse Kupa është një kompeticion me vlera dhe që ka përfitime sportive për shkak se dërgon në Europë fituesen e trofeut, të mëdhatë sot do të mendojnë më shumë për nxemjen para kampionatit, si në rastin e Partizanit, Skënderbeut, Kukësit, apo edhe Tiranës, ndonëse bardheblutë kanë një llogari të hapur me gjirokastritët pas humbjes së të dielës që Luftëtari i shkaktoi në takimin e javës së 8-të të Superligës.

Përballje interesante do të jenë edhe ato mes Kamzës dhe Vllaznisë dhe Bylis ndaj Laçit. Dy ekipet e Kategorisë së Parë do të tentojnë surprizën ndaj kundërshtarëve të tyre që militojnë në Superligë.

 

KUPA E SHQIPËRISË, TURI I DYTË 26 tetor 2016

Grupi A

Sot/ Ora 14:00

APOLONIA-SKËNDERBEU

DINAMO-KUKËSI

BYLIS-LAÇI

LUFTËTARI-TIRANA

 

Grupi B

Sot/ Ora 14:00

KASTRIOTI-TEUTA

BESËLIDHJA-PARTIZANI

KAMZA-VLLAZNIA

TËRBUNI-FLAMURTARI

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga