
Vllaznia
Vllaznia do të dalë në fushën e lojës ditën e nesërme përballë Egnatias për finalen e “Final 4”. Në prag të kësaj sfide shumë të rëndësishme, klubi shkodran i ka dërguar një mesazh urimi Amir Brahimit.
Mbrojtësi i klubit kuqeblu feston sot ditëlindjen dhe mbush 20 vjeç. “Futbollisti Amir Brahimi feston sot 20 vjetorin e lindjes. Me këtë rast, familja e madhe i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura!
Gëzuar ditëlindjen!”, shkruan Vllaznia në rrjetet sociale. Amir Brahimi është një talent premtues i akademisë së klubit shkodran, por këtë sezon nuk ka debutuar me skuadrën e parë të Vllaznisë.
Poll