Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kam buxhetin në zyrë”, Tefik Osmani përplaset në studio me Edi Martinin: Një trajner s’ka punë me shpenzimet; tekniku i Vllaznisë: Të ftoj të vish t’i shohësh

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam buxhetin në zyrë”, Tefik Osmani përplaset
Tefik Osmani - Edi Martini - Alban Xhaferi

Vllaznia ka marrë “epitetin” e pretendentes kryesore për titull, marrë shkas këtu paraqitjet e 8 javëve të para në Superiore. Ndërkohë që pikërisht klubi shkodran është kthyer në “mollë sherri”, mes ish-drejtorit sportiv Tefik Osmanit dhe trajnerit të “kuqebluve”, Edi Martinit, “luftë” në distancë që ndodhi në emsionin “Skaner”.

Sipas Osmanit, Vllaznia këtë vit nuk e ka buxhetin të njëjtë me të vitit të shkuar. Megjithatë, LIVE në emision ndërhyri Martini, duke i shpjeguar në mënyrë të tërthortë ish-drejtorit sportiv, situatën e buxhetit, me anë të një mesazhi që i dërgoi moderatorit të emisionit, Gerti Çarçanit.

Gerti Çarçani: Çfarë ndryshon nga Vllaznia e vjetshme, me këtë vit?

Tefik Osmani: Ndryshon që janë më të etur. Kemi humbur 2 finale me Egnatian dhe janë më të etur dhe më me dëshirë. Janë e vetmja skuadër që kanë një grintë, që skuadrat e tjera nuk e kanë. Ata e dinë që është mundësia e fundit.  

Gerti Çarçani: Dikush në një media tjetër është shprehur se presidenti i Vllaznisë po luan “all-in”, por më thonë që është i njëjti buxhet, asnjë lek më shumë, aq sa ka qenë sezonin e shkuar.

Tefik Osmani: Jo, jo, jo. Në rast se është i njëjti buxhet mua nuk më shikoni më që të merrem me futboll. Që do të thotë, nuk është i njëjti buxhet dhe nuk është i njëjti pretendim. Kur kam qenë unë te Vllaznia kam patur objektiv që të aktivizohen lojtarët e rinj dhe të jemi për lart. Unë në asnjë moment nuk e kam përmendur për titull kampion. Merri të gjitha intervistat e mia. Kur ka shitur Vllaznia më para lojtarë të rinj me president Xhaferin? Alivoda, Doda, Smajli. Kemi pasur objektiv për të shitur lojtarë të rinj dhe për të qenë lart.

Gerti Çarçani: Osman, mua më shkruan trajneri i Vllaznisë, Edi Martini: ‘Çarçan bilancet i kam në zyrë, kemi të njëjtin buxhet me sezonin e kaluar. Ndoshta duket e vështirë, por është mëse e vërtetë dhe lehtësisht e vërtetueshme, asnjë kokërr leku më shumë. Bilancet i kam në zyrë, eja shihni kur të doni’.

Tefik Osmani: Unë i kam ato të vjetshmet. Në një klub kush i mban bilancet, drejtori sportiv apo trajneri?

Poll

Lexo gjithashtu