Flamurtari është skuadra e vetme në Superiore që nuk ka arritur ende të provojë shijen e fitoren në kampionat. Rikthimi i vlonjatëve në elitë nuk rezultoi siç ishte parashikuar dhe paraqitjet e skuadrës në fushën e lojës kanë lënë për të “dëshiruar”.
Por pavarësisht kësaj, klubi kërkon që të gjykohen drejt, pasi në disa raste ndihen të penalizuar nga vendimet e arbitrave. Gjithsesi postimi i radhës i kuqezinjve nuk ka të bëjë me diçka të tillë.
Klubi ka nxjerrë në shitje biletat për duelin me Vllazninë, takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00 në Vlorë. Për këtë përballje, e cila është e vlefshme për javën e 9-të të kampionati dhe e fundit për fazën e parë do të synohet vetëm fitorja.
Kështu kanë dalë në shitje biletat për këtë takim, si dhe janë bërë të ditur edhe çmimet e tyre. ndër të tjera klubi bën thirrje për mbështetje dhe se të gjithë bashkë për një tjetër “betejë” në zemrën e Vlorës.
