Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sinqeriteti i Renato Arapit, drejtori i Teutës e thotë hapur: Synojmë “Final Four”, por kënaqemi edhe me vendin e pestë

Shkruar nga NEWSPORT
Sinqeriteti i Renato Arapit, drejtori i Teutës e thotë hapur:
Renato Arapi

I ftuar në emisionin “Skaner”, drejtori sportiv i Teutës, Renato Arapi ka zbuluar objektivat e klubit. Sipas Arapit, skuadra e Teutës do të ishte e kënaqur shumë nëse do të kapte katërshen, por objektivat në vetvete janë modeste, duke mos e quajtur dështim edhe nëse nuk bëhen pjesë e “Final Four”.

“Deri diku ne kemi bërë punë të kënaqshme. Ka vend për përmirësim akoma. Jemi munduar që të krijojmë një grup le të themi  të shëndoshë me lojtarë shqiptarë që njohin kampionatin dhe ambientin. Gjithashtu duke u përforcuar edhe me lojtarë të rinj. Deri tani mendoj se kemi bërë paraqitje pozitive.

Objektivat tonë për këtë sezon janë modest, s’pretendojmë për kampion. Në rast se do të kapim katërshen do të ishte mirë. Po se kapëm katërshen, çfarë do të thotë? Do të thotë që nuk jemi pretendent për kampion. Teuta nuk e ka një buxhet të çmendur. Përveç një lojtari që mund të jetë më lart se tjerët, por është buxhet normal”, tha Arapi.

Poll

Lexo gjithashtu