Superiorja ditën e shtunë mbylli ndeshjet e javës së 8-të të kampionatit. 10 ekipet zbritën në fushë për të kërkuar fitoren, ndërsa nuk muguan as ndëshkimet nga arbitrat për disa futbollistë.
Kështu në këtë javë arbitrat kanë nxjerrë nga xhepi i tyre plot 5 kartonë të kuq. 5 ekipet të “skuqura” në këtë javë, e cila bën që disa futbollistë të penalizohen për sfidën e radhës. Kjo është java që janë dhënë më shumë kartonë të kuq deri më tani në Superiore, duke vendosur kështu një “rekord” në këtë sezon.
Të premten Vllaznia mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Kuros në Klasiken kundër Tiranës. Fatmirësisht për shkodranët kjo sfidë “foli” në favorin e tyre, teksa triumfuan 3-1.
Ndërkohë në përballjen tjetër të ditës së premte mes Elbasanit dhe Bylisit u nxorën 2 kartonë të kuq. Nga një për secilën skuadër. te verdheblutë u ndëshkua Ibrahim, ndërsa Bruno te ballshiotët.
As skuadra e Teutës nuk i shpëtoi ndëshkimit të arbitrit në sfidën ndaj Flamurtarit. Durrsakët mbetën me 10 futbollistë pas daljes me të kuq të Zogos, por nuk ndikoi te ekipi, i cili mori një fitore 3-2 ndaj kuqezinjve.
Edhe në përballjen mes Partizanit dhe Egnatias pati karton të kuq. Te kryeqytetasit u ndëshkua Gudjufi në minutnë e 90-të të sfidës. E vetmja ndeshje që nuk pati karton të kuq ishte ajo mes Vorës dhe Dinamos.
