Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ishte mungesa e madhe ndaj Vorës, mbrojtësi i Kombëtares në "luftë" me kohën

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte mungesa e madhe ndaj Vorës, mbrojtësi i Kombëtares
Dinamo

Dinamo mori një fitore të rëndësishme ndaj Vorës. Ekipi i Ilir Dajës triumfoi 2-0 ndaj ekipit të Arian Bellait.

Por përveç fitores dhe suksesit të dinamovitëve, ndaj Vorës kishte një mungesë të madhe për Dajën. Bëhet fjalë për Naser Alijin. Ky i fundit nuk ishte pjesë e ekipit për këtë sfidë, për shkak të problemeve që kishte nga pubalgjia.

Nuk dihet ende se sa do të duhet të mungojë Aliji dhe sa ditë i duhet për rikuperimin dhe për të kaluar këtë shqetësim. Ndeshja e radhës është shumë afër, pasi siç dihet Dinamo do të përballen me Partizanin në kuadër të javës së 9-të të kampionatit, duel i parashikuar të zhvillohet të mërkurën në orën 19:30.

Në këtë mënyrë edhe koha është kundër Alijit dhe Dajës, me këtë të fundit që “kryqëzon gishtat” që ta ketë të gatshëm qendërmbrojtësin për derbi.   

Poll

Lexo gjithashtu