Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I dhanë “leksion” Tiranës, klubi i Vllaznisë MESAZH tifozëve

Shkruar nga NEWSPORT
I dhanë “leksion” Tiranës, klubi i Vllaznisë MESAZH
Vllaznia

Sezoni 2000-2001 ishte hera e fundit që klubi, skuadra dhe tifozët e Vllaznisë kanë festuar me titullin në kampionatin shqiptar. Edhe pse vitin e kaluar ishin prezentë në ndeshjen vendimtare të “Final 4” ndaj Egntias, ata nuk ia dolën dot.

Pas 8 javësh në Superiore këtë sezon, Vllaznia ka treguar se është koha e duhur që të rikthejnë festën tifozerisë shkodrane. 19 pikë, 15 gola të shënuar dhe 4 pikë më shumë nga ndjekësi më i afërt në renditje, ky është bilanci i ekipit të Edi Martinit.

Fitorja në Klasike ndaj Tiranës i ka “ngrohur” më shumë shkodranët, marrë në konsideratë rivalitetin mes këtyre dy ekipeve. Klubi i Vllaznisë i ka adresuar në rrjetet sociale mesazh mbështetësve kuqeblu:

“Klasikja e futbollit shqiptar nuk solli spektakël vetëm në fushë, por edhe në tribuna! Faleminderit për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme”.

Poll

Lexo gjithashtu