Në 7 ditë, skuadra e Bristol City regjistroi 3 fitore në Championship. E fundit erdhi sot kundër Birmingham me rezultatin minimal 1 – 0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Amstrong në minutën e 42’.
Pas 12 javësh në Championshit, Bristol mban vendin e 4-të në tabelë, 6 pikë më pak se liderit e Coventry. Sulmuesi i Shqipërisë Anis Mehemti sot ishte në fushë për 85 minuta, por nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës.
Në 12 prezenca këtë sezon të Championship me Bristol, 24-vjeçari numëron 5 gola dhe 3 asiste, lider i ekipit. Pas triumfit kundër Birmingham, ai ka reaguar në rrjetet sociale:
“E rëndësishme është të gjejmë mënyrën për të fituar edhe kur nuk jemi në formën tonë më të mirë. 3 për 3 këtë javë, për të vazhduar javën tjetër”.
