Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Duel “shahistësh”, Egnatia dhe Teuta “ndajnë” pikët pa zbritur në fushë (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Duel “shahistësh”, Egnatia dhe Teuta “ndajnë”
Egnatia - Teuta

Përveç ndeshjes Bylis – Vora, e planifikuar nesër në orën 14:00, në fushën zbresin edhe Egnatia – Teuta. Fakti që ekipi i Edlir Tetovës vjen pas dy barazimeve dhe Teuta nuk e njeh humbjen pas 8 javësh e bën akoma më interesant këtë duel.

Nëse i referohemi statistikave, skuadra e Enkeleid Dobi nuk e ka marrë ende golin në transfertë, 3 barazime pa gol, tregues se trajneri Edlir Tetova duhet të ndërtojë një plan gati perfekt për të thyer “mburojën” e Teutës.

Nga krahu tjetër, Enkeleid Dobi në “timonin” e bregdetarëve nuk do e ketë të thjeshtë të marrë 3 pikët, pasi Egnatia ka vetëm rezultate pozitive këtë sezon në shtëpi, 1 fitore dhe 2 barazime.       

Poll

Lexo gjithashtu