Tirana - Elbasani nga sezoni i kaluar
Tirana – Elbasani është një nga ndeshjet më të luftuar të javës së 9-të të kampionatit. Duel ky që është parashikuar të zhvillohet ditën e mërkurë.
Për të dytën herë ndryshon stadiumi se ku do të luhet kjo sfidë. Fillimisht ishte parashikuar të zhvillohet në “Air Albania” në orën 19:30, teksa FSHF ditën e sotme njoftoi se kjo ndeshje ishte zhvendosur në “Selman Stërmasi” po të mërkurën në orën 14:00.
Por sërish ka ndryshuar. Kjo sfidë do të luhet ashtu siç ishte programuar në fillim. Pra në “Elbasan Arena” në orën 19:30 ditën e mërkurë. Është sërish skuadra e Elbasanit që e ka ZYRTARIZUAR këtë përballje.
Poll
