Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Supersfida e javës së 8-të, STATISTIKAT tregojnë “tmerrin” e Ilir Dajës

Shkruar nga NEWSPORT
Supersfida e javës së 8-të, STATISTIKAT tregojnë
Dinamo - Partizani

Derbi mes Dinamos dhe Partizanit është padiksutim supersfida e javës së 9-të të kampionatit. Duel ky që do të luhet ditën e mërkurë në orën 19:30 në "Elbasan Arena'.

Një duel shumë i luftuar dhe mjaft emocionues pritet të jetë mes skuadrave të kryeqytetit, të cilat do të kërkojnë doemos fitoren. Aktualisht “djemtë” e Ilir Dajës janë më mirë të renditur në klasifikim, teksa pas 8 javësh kanë grumbulluar 14 pikë.

Ndërkohë nga krahu tjetër të besuarit e Oltijon Kërnajës kanë 8 pikë dhe mbajnë vendin e 7-të në klasifikim. Por pavarësisht formës aktuale që kanë, të kuqtë janë më favoritë.

Kjo pasi “Demat” janë më dominues në përballjet direkte mes tyre. në 10 ndeshjet e fundit të zhvilluara mes skuadrave, Partizani ia ka dalë të fitojë 6 herë, ndërsa Dinamo ka triumfuar në 2 raste dhe në 2 raste të tjera kanë barazuar.

Të kuqtë kanë shënuar në portën e Dinamos plot 17 gola, ndërsa vetëm 10 herë e kanë gjetur “Blutë” portën e rivalëve.  Statistika këto që “trembin” dinamovitët, të cilët ditën e mërkurë do të synojnë fitoren për të ndryshuar rrjedhën e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu