Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthehet Kategoria Superiore, zbulohen oraret për dy javët e ardhshme

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet Kategoria Superiore, zbulohen oraret për dy javët e ardhshme

Kategoria Superiore do të rikthehet në fushë pas 3 muajsh ndalesë nga pandemia e Covid-19. Qeveria dha “dritën” jeshilen për rifillimin e sezonit që do të stërtojë të mërkurën më datë 3 qershor. Tashmë janë zbuluar oraret parë javën e 27-të që do të luhet të mërkurën, por edhe për javën e 28-të që do të luhet ditën e diel.

Në datën 3 qershor 4 takime do të luhen në orën 17:00, ndërsa supersfida Partizani-Skënderbeu në orën 20:00. Edhe ditën e diel, 7 qershor 4 takime do të luhen në një orarë, pra në orën 17:00, ndërsa Partizani do të luajë sërish në mbrëmje pasi do të ketë një tjetër supersfidë, atë ndaj Kukësit sërish në shtëpi.

Java e 27 (3 Qershor)

Bylis – Tirana 17:00

Flamurtari – Vllaznia 17:00

Kukësi – Luftëtari 17:00

Laçi – Teuta 17:00

Partizani – Skënderbeu 20:00

Java e 28 (7 Qershor)

Laçi – Vllaznia 17:00

Luftëtari – Tirana 17:00

Flamurtari – Skënderbeu 17:00

Bylis – Teuta 17:00

Partizani – Kukësi 20:00

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga