
Tirana do të luajë sot klasiken e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë në transfertë. Takimi do të luhet në orën 16:45 në stadiumin "Loro Boriçi" me dy skuadrat që kërkojnë me çdo kusht 3 pikët. Bardheblutë kanë mbyllur ditën e djeshme përgatitjet dhe lajmi i mirë për Tiranën është rikthimi nga dëmtimi i Erjon Hoxhallari.
Mbrojtësi la Kombëtaren shqiptare i dëmtuar dhe tashmë është rikuperuar, por ndaj Vllaznisë mund ta nisë nga stoli. Trajneri Dede edhe pse ka 5 mungesa, ka vendosur edhe për 11-shen titullare që do të zbresin sot në fushë.
Në portë do të luajë Bekaj, në mbrojtje, Toli, Vangjeli, Najdovski, Ismailgeci, në mesfushë, Vrapi, Batha, Giamfi, ndërsa në sulm, Danso, Muçi në mbështetje të Sassrakut.