Dritan Dervishi është rikthyer të flasë për Superioren, por këtë radhë për ndryshimet më të fundit që kanë ardhur te Tirana. Pas lajmit të botuar në newsport.al, ku shefi i klubit bardheblu, Eduart Gjini nuk do të kishte më këtë post te 24 herë kampionët e Shqipërisë, pasi ishte larguar për një post në FSHF, ish drejtori i Partizanit dhe i Kukësit ka reaguar për këtë ndryshim të papritur, ku për newsport.al ka deklaruar:
“Ed Gjini në FSHF? Një humbje e madhe për klubin e Tironës. Presidenti Halili ka humbur një pikë referimi. I uroj suksese Ed Gjinit në detyrën e re. Kjo tregon që Tirona nuk ka strategji. Presidenti po investon, por kur nuk ke njerëz të aftë afër është shumë e vështirë”, ka përfunduar Dervishi për newsport.al.
Dritan Dervishi ishte në postin e drejtorit të klubit te Partizani dhe Kukësi. Në këto dy ekipe ai punoi duke afruar shumë lojtarë cilësorë. Por pas disa kontraditave me drejtuesit, Dervishi u largua drejt Italisë. Ai nuk e harron Superioren, ku herë pas here jep mendimin e tij në lidhje me 10-të skuadrat.