Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthehet “bisha” e sulmit, Dritan Mehmeti ka luksin e zgjedhjeve ndaj Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet “bisha” e sulmit, Dritan Mehmeti ka luksin e zgjedhjeve

Dinamo dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” mes tyre në kuadër të javës së 25-të të Superioes, sfidë që do të luhet në “Niko Dovana” ditën e hënë në orën 17:00. Një duel ku të dyja ekipet kërkojnë fitoren për të blinduar vendin e tyre në “Final – Four”.

Dinamovitët pas triumfit me Skënderbeun do të synojnë një tjetër 3 pikësh ndaj shkodranëve, me këto të fundit që janë skuadra e momentit në Superiore. Dritan Mehmeti do të ketë një “armë” plus ndaj kuqebluve, pasi rikthehet lideri i sulmit, i cili mungoi ndaj kroçarëve.

Luis Kaçorri do të marrë vendin e tij në formacion, teksa për fatin e mirë të Mehmetit e gjithë skuadra do të jetë e plotë. Timonieri në këtë mënyrë ka “halle” luksi për duelin me Vllazninë e Qatip Osmanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga