
Armando Cungu ka folur para ndeshjes së Vllaznisë me Laçin. Ish-trajneri i shkodranëve, i pranishëm në stadiumin "Loro Boriçi" deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"Janë gati 7 vjet që kur ka ardhur Bashkia që rrezikon Vllaznia. Natyrshëm që pozicioni nuk është komod për Vllazninë. Kampionati po vjen drejt fundit dhe lufta është e fortë. Nuk është e lehtë për shkodranët. Jam i bindur që skuadra ka potencialin për të qëndruar në ligë. Si shkodran që jam duhet të inkurajuar ekipin dhe ata lojtarë duke filluar që nga ndeshje e sotme.
Lojtarët janë ankuar për mosprezencë presidentë. Është hendek i madh është mospasja e një presidenti. Por, nuk është vetëm kjo, ka probleme nga më të ndryshmet. Më duket një farë hipokrizie për ta zgjatur sepse të gjithë shqiptarët e dinë. Futbolli nuk luhet me emra, por me këmbë. Kush hyn në fushë të lojës duhet të hyjë për të mos pranuar humbjen. Deri më tani duket se Laçi e ka më shumë këtë se Vllaznia.
Unë e kam thënë që në fillim që kjo Vllazni është për mbijetesë. Vjet, ka qenë një Vllazni tjetër dhe të gjithë jeni dakord. Vjet ka qenë një Vllazni në rritje dhe me lojëra të bukura. Sot e 7 vjet janë ndërruar 17 trajnerë. Kjo do të thotë se 17 trajnerë nuk janë të këqinj. Janë ndërruar pa hesapë. Pra lepuri flen dikund tjetër, i themi ne shkodranët.
Së pari dua të them që nuk kam pasur raport miqësor me kryetaren e Bashkisë. Të thuash mik është fjalë e madhe. Dua të heq termin mik sepse kam shokët e mi, fjalët e mirë. Unë ia kam thënë që ditën e parë se si duhet të funksionojë një klub. Në bisedimet që kam pasur me të, ia kam thënë. Unë s'arrij ta shpjegoj se pse vazhdon kjo situatë. Koha tregon që problemet janë diku tjetër", ka përfunduar ai.