Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthehet Alban Hoxha nga minuta e parë, Daja i qendron besnik formacionit fitues

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet Alban Hoxha nga minuta e parë, Daja i qendron besnik formacionit

Partizani do të luajë ditën e sotme ndeshjen e javës së 11-të të Superligës ndaj Skënderbeut në “Air Albania”. Takimi do të nisë në orën 16:45 dhe të kuqtë do të kërkojnë 3 pikëshin e radhës. Trajneri Daja ka vendosur që formacionin fitues ndaj Teutës të mos e ndryshojë me përjashtim të dy ndryshimeve.

Albion Marku është i pezulluar me kartona e në vend të tij do të luajë Gligorov, ndërsa do të rikthehet titullar Alban Hoxha. Kapiteni ka lënë pas dëmtimin dhe prej ditësh është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. Edhe pse Teqja ka bërë mjaft mirë në ndeshje që ka luajtur, tani është radha e Hoxhës që të marrë vendin e tij në portën e Partizanit. Pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë e pandryshuar si ndaj Teutës disa ditë më parë.

Partizani: Hoxha, Gligorov, Belica, Sembene, Musta, Rrapaj, H.Marku, Kaçe, Cara, Mala, Stenio Junior.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga