Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthehen emocionet e Superiores, 6 skuadra të elitës ndezin javën e 29-të

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehen emocionet e Superiores, 6 skuadra të elitës ndezin

Kategoria Superiore rikthehet sot pas gati dy javësh pushim duke marrë stafetën e ndeshjeve ndërkombëtare. Elita e Shqipërisë luan javën e 29-të dhe tre ndeshjet e para do të zhvillohen ditën e sotme.

EgnatiaKukësi ngre siparin e këtij raundi me dy ekipet që përballen në orën 15:00 në Rrogozhinë. Vendasit që kryesojnë kampionatit, por që vijnë nga një formë e dobët, ndërsa verilindorët janë të fundit, por gëzojnë një ecuri tejet pozitive.

Në orën 19:00 do të luhen dy ndeshjet e tjera për sot, TiranaTeuta dhe Vllaznia - Erzeni. Bardheblutë presin durrsakët në “Air Albania” dhe fitorja është detyrim për të dy kampet në rrugën drejt objektivave të tyre.

Në Shkodër, kuqeblutë e Osmanit presin shijakasit që vijnë nga një formë jo e mirë në kampionat. Mirëpo, edhe Vllaznia vjen nga një humbje të cilën dëshiron ta lërë pas duke filluar nga sot.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga