
Achraf Hakimi rezultoi pak ditë më parë pozitiv me covid-19. Mbrojtësi zikaltër mungoi në ndeshjen e Champions League ndaj Munchegladbach për shkak se përgjigja e tamponit doli pozitiv. Ditën e sotme lojtari maroken ka bërë tamponin e radhës dhe rezultuar negativ.
Për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe të rikthehet në skuadër, Hakimi duhet të bëjë edhe një tampon tjetër në mënyrë që të konfirmohet plotësisht që është shëruar. Një lajm mjaft i mirë për Interin dhe trajnerin Conte duke parë që mbrojtësi është një lojtar mjaft i rëndësishëm për skemat e tij.
| COMUNICATO
— Inter (@Inter) October 23, 2020
FC Internazionale Milano comunica che @AchrafHakimi è risultato negativo al tampone effettuato ieri
https://t.co/Dx6KZGxbO6#FCIM
Poll